Partizani - Laçi

Superliga ndryshon oraret, java e 29-të luhet të premten dhe të shtunën

27 Mars, 12:51| Përditesimi: 27 Mars, 12:53

  • Share

Pas pauzës së Kombëtareve, Superliga rikthehet me sfidat e javës së 29-të, që do të luhen të premten dhe të shtunën.

Takimi i parë i kësaj jave do të jetë Egnatia - Kukësi. Kjo sfidë do të zhvillohet në “Egnatia Arena” duke nisur nga ora 15:00. Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy takime të tjera në orën 19:00. Në “Loro Boriçi” Vllaznia do të përballet me Erzenin, ndërsa në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja Tirana – Teuta.

Java e 29-të e Superligës do të mbyllet të shtunën me dy ndeshjet e fundit. Takimi i parë i ditës së shtunën do të jetë Laçi – Partizani, që do të luhet në orën 15:00 në stadiumin e Laçit. Ndërsa takimi Dinamo – Skënderbeu do të zhvillohet në “Niko Dovana” në orën 18:00.

Superliga, java 29-të:

E premte, 29 mars 2024

15:00 Egnatia - Kukësi

19:00 Vllaznia - Erzeni

19:00 Tirana - Teuta

E shtunë, 30 mars 2024

15:00 Laçi - Partizani

18:00 Dinamo - Skënderbeu

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?