Foto ilustruese

Superliga Europiane kërcënon UEFA-n, gati procesi gjyqësor për 3.6 miliardë euro

7 Shkurt, 18:33
  • Share

Pas fitores para Gjykatës së Drejtësisë Europiane dhjetorin e kaluar, Superliga ka nisur krijimin e një turneu të ri (pjesërisht të ndryshëm nga ai i shpallur në prill 2021), por jo vetëm kaq. A22, kompania që synon të sfidojë UEFA-n, po shkon më tej dhe po vlerëson nëse do të ngrejë një padi maksimale kundër organit më të lartë evropian të futbollit. Kërkesa për dëmet në fjalë mund të arrijë në 3.6 miliardë euro. Një shumë e konsiderueshme.

Arsyeja? Vonesa në interpretimin konkret të asaj që u prezantua gati 3 vite më parë sipas asaj që zbulon "Futbolli dhe Financa" . Kjo për shkak të qëndrimit të mbajtur nga UEFA, e cila besonte se kishte një monopol në sferën organizative të garave të futbollit në Evropë. 

Borxhi me kompaninë JP Morgan, të ardhurat e humbura nga të drejtat televizive, nga reklamat dhe të ardhurat e stadiumeve, gjithçka shkoi keq dhe sipas Superligës, UEFA do të ishte absolutisht përgjegjëse për të gjitha këto humbje të tyre.

Synimi sipas palës që është gati për padinë vlen deri në 3.6 miliardë euro. Shifra që do të ishte dyshifrore nëse projekti nuk do ta shihte kurrë dritën dhe lejen e Gjykatës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?