Superliga/ Egnatia hedh 'në tapet' Kukësin pas 6 minutash, verilindorët në fundin e renditjes! Sherri bën heroin

29 Mars, 17:00| Përditesimi: 30 Mars, 20:49

  • Share

Superliga shqiptare është rikthyer këtë të premte në aksion, kjo pas pushimit për ndeshjet ndërkombëtare. Me fillim në orën 15:00 Egnatia ia doli të merrte tri pikë pas gjashtë ndeshjeve jo të mira, duke mundur 1-0 Kukësin.

Një gol i Arbin Zejnullait në fillimin e ndeshjes hodhi "në tapet" Kukësin. Paçka se verilindorët e Bledar Devollit kërkuan barazimin, ishte Alen Sherri që bëri një pritje fantastike në fundin e lojës. Me këtë sukses Egnatia shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e parë, ndërkohë që Kukësi me 25 pikë vijon të jetë në fund.

Ndërkohë po sot në orën 19:00 zhvillohen dy duele të tjera. Tirana luan me Teutën, ndërsa Vllaznia me Erzenin. Java e 29-të e Superligës mbyllet nesër. Në 15:00 Laçi pret Partizanin, ndërsa në 18:00 Dinamo luan me Skënderbeun në "Niko Dovana" të Durrësit.

Renditja:

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?