Foto ilustruese

Superliga/ Egnatia harron të fitojë, Dinamo e ndal 1-1! Skënderbeu tri pikë në Laç

1 Mars, 15:37| Përditesimi: 1 Mars, 15:43

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të premte javën e 26-të. Me fillim nga ora 13:30 u zhvilluan dy ndeshje. Në Rrogozhinë, Egnatia dhe Dinamo barazuan 1-1, teksa në Laç vendasit 'shijuan' humbje pas dhjetë ndeshjeve, duke u mundur 0-1 nga Skënderbeu.

Pesë ndeshje pa fitore, këto janë bilancet e Egnatias që nuk sheh tri pikë që prej 29 janarit të këtij viti, kur mundte 3-2 Erzenin në shtëpi. Djemtë e Edlir Tetovës janë sërish në krye, ndërsa marrin barazimin e dytë radhazi. Në shtëpi rrogozhinasit barazuan 1-1 me Dinamon, edhe pse Zejnullai shënoi në minutën e 50-të një supergol. Duhej Luis Kaçorri në të 63' për ekuilibrat, me Dinamon që rikthehet të fitojë dhe për momentin mban vendin e pestë.

Në Laç, vendasit e Mirel Josës u mundën 0-1 nga Skënderbeu. Nxënësi Ivan Gvozdenovic ia doli që të marrë tri pikë përballë profesorit Mirel Josa, me kurbinasit që kishin dhjetë ndeshje pa humbje, paçka se shumicën e ndeshjeve i kanë barazim (12). Duhej goli i Ardit Nikaj në fundin e sfidës për t'i dhënë tri pikë korçarëve, që sigurojnë me 37 pikë vendin e katërt.

Superliga, java 26-të:

E premte, 1 mars 2024

13:30

Laçi 0-1 Skënderbeu (Ardit Nikaj 90')

Egnatia 1-1 Dinamo (Zejnullai 50' / Kaçorri 63')

17:00 Partizani - Kukësi

E shtunë:

17:00

Vllaznia - Tirana

Teuta - Erzeni

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?