Sport

Superkupa ndez Gjermaninë, sonte Dortmund kërkon hak ndaj Bayern-it! Skuadrat me disa mungesa

17 Gusht 2021, 10:03| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 11:36

  • Share

Futbolli gjerman do të dorëzojë sonte trofeun e parë të sezonit pasi në ‘Sigal Iduna Park’ në orën 20:30 do të luhet superkupa mes Dortmundit kampion të kupës dhe Bayern-it fitues të kampionatit në Bundesligë.

Bayern-i i Nagelsman vjen si favorit edhe për faktin se verdhezinjtë kanë shumë mungesa. Për Dortmund janë të padisponueshëm Julian Brandt, Guerrero, Hummels, Schmelzer, Emre Can dhe Zagadou. I plotë nuk do jetë as Bayern-i, pasi për arsye të ndryshme mungojnë Lucas Hernandez, Pavard dhe Tolisso.

Edhe statistikat janë në favor të kampionëve të Bundesligës, pasi në 5 ndeshjet e fundit Bayern e ka mposhtur gjithmonë Dortmund-in. I vetmi avantazh për verdhezinjtë është se sezonin e ri në Bundesligë e nisën me fitore, ndërsa Bayern barazoi me Monchengladbach. Gjithsesi Bayern është fituesi në fuqi i Superkupës së Gjermanisë, pasi në 2020 mposhti 3-2 Dortmundin në Allianz Arena. Në pesë vitet e fundit Bayern ka fituar 4 herë Superkupën, ndërsa në total këtë trofe e ka fituar 9 herë, më shumë se çdo skuadër tjetër.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?