Vinicius Junior - Griezmann

Superkupa e Italisë nis sot me formatin e ri, në Spanjë Atletico Madrid kërkon 'hakmarrjen' kundër Realit

18 Janar, 16:35| Përditesimi: 18 Janar, 16:36

  • Share

Napoli-Fiorentina është ndeshja që sonte nis për herë të parë një kompeticion ndryshe të Superkupës së Italisë (20:00). Dy skuadrat e Seria A do përballën në Arabinë Saudite për të siguruar biletën e finales, aty ku do përballen me fituesin e çiftit Inter-Lazio që luhet të premten.

Për të mbetur te Napoli-Fiorentina të dy skuadrat kërkojnë suksesin për të karikuar bateritë për pjesën tjetër të sezonit. Napoli që po kalon shumë ulje-ngritje në kampionat mund ta ketë si shpëtim trofeun, duke para se këtë sezon ka mbetur pas në luftën për titull. Sakaq, Fiorentina vjen pas dy finaleve të humbura sezonin e kaluar, në Kupën e Italisë dhe Conference League, ndaj besojnë se kjo është e treta e vërteta.

Trajneri Italiano para ndeshjes ka deklaruar se ‘pret një Napoli ndryshe nga ai që mundën në kampionat’, ndërsa Sarri që drejton kampionët në fuqi të Seria A është shprehur se ‘kjo është mundësi për të treguar sesa vlejnë’.

Ndërkohë derbi magjik i Madridit do të luhet sërish sonte (21:30), vetëm pak ditë pas gjysmëfinales së Superkupës në Arabinë Saudite. Atletico do të presë Realin për 1/8 e Kupës së Spanjës, me qëllimin kryesor për të marrë hak për disfatën e freskët në Superkupë, por edhe për të siguruar çerekfinalet.

Në fushë sonte do të zbresë edhe Barcelona, që humbi finalen e Superkupës së Spanjës 4-1 kundër Realit. Katalanasit kanë përballë një kundërshtar të lehtë në letër si Unionistas të Premiera Divizion, por njëkohësisht rrezikojnë shumë në rast se nuk ia dalin, pasi zërat për largimin e trajnerit Xavi kanë nisur prej kohësh.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?