Trofeu i Champions League

Superkompjuteri përcakton favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, Atletico më pak shanse

15 Mars, 11:04| Përditesimi: 15 Mars, 11:06

  • Share

Njohja e tetë skuadrave çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve ka bërë që edhe Opta, një kompani e njohur për përpunimin e të dhënave statistikore në futboll, të provojë ndihmën e inteligjencës artificiale dhe të përcaktojë favoritët më të mëdhenj për të fituar trofeun.

Superkompjuteri dha një përgjigje çuditërisht të qartë, pasi i caktoi më së shumti shanset kampionit në fuqi Manchester City, me 32.3 përqind shanse për të fituar.

Real Madridi pason me një diferencë të konsiderueshme dhe në vendin e tretë është Arsenali, edhe pse nuk e ka fituar kurrë këtë trofe dhe këtë javë, pas 14 vitesh e tetë eliminimesh radhazi në 1/8, hyri në top tetëshe për herë të parë. Opta i jep më pak mundësi gjigantëve spanjollë Barcelona dhe Atletico Madrid.

Këtë mesditë në 12:00 në Nyon të Zvicrës do mbahet shorti për fazën çerekfinale të këtij eventi.

Shanset për trofeun

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?