“Superheronjtë e vërtetë janë mjekët”, Elma Dorezi dhe Aldion Matarangasi, mesazh për fëmijët në karantinë

27 Prill 2020, 18:30| Përditesimi: 27 Prill 2020, 18:40

  • Share

 Regjisorja Elma Doresi dhe aktori Aldion Matarangasi kanë krijuar në karantinë një perfomancë teatrale dedikuar mjekëve heronj. Është një skenë ku shfaqen superheronjtë e filmave për fëmijë, të cilët përkulen në shenjë respekti para mjekëve, sepse mjekët janë superheronjtë e vërtetë.

Regjisorja dhe aktorja Elma Dorezi luan si mjeke brenda shtëpisë së saj, ndërsa aktori Aldion Matarangasi nga ana tjetër në shtëpinë e tij vishet si Spiderman, personazhi më i dashur i fëmijëve për t’u dhënë mesazhin që “edhe superheronjtë janë tashmë në karantinë”.

“E kemi realizuar me vështirësi për të fotografuar skenat, por duhet të kujtojmë edhe fëmijët se kush janë heronjtë e vërtetë, ndersa vet Spiderman qëndron si ata në karantinë”, shprehet Dorezi per Report TV

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?