Supergoli i Hakimi-t nuk vlen, Inter ngec me Romën! Sonte Juventus-Sassuolo

10 Janar 2021, 17:00| Përditesimi: 10 Janar 2021, 17:03

  • Share

Supersfida e javës së 16 të Seria A mes Romës dhe Interit ka prodhuar katër gola, por është mbyllur me rezultatin e barbartë 2-2. Në Olimpico, që është kthyer një fushë ters për Interin, goli i parë do të realizohej nga vendasit. Pellegrini i ndihmuar edhe nga një devijim i Baston-it, mposhti Handanovic.

Kaq për t’u evidentuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Inter-I futet me mendje të kthjellët në lojë. Për këtë arsye, në harkun e shtatë minutave përmbys rezultatin fillimisht me Skriniar që realizon me kokë dhe më pas me Hakimi-n, që shënon një gol magjik. Gjithsesi kjo nuk do të mjaftonte për të fituar pasi Interi lëshoi terren dhe Roma barazoi me Mancini-n. Kjo është ndeshja e dytë pa fitore për Interin që pak ditë më parë u mposht nga Sampdoria. Në këtë mënyrë skuadra zikaltër largohet -3 pikë nga Milan, që udhëheq kampionatin.

Ndërkohë sonte Juventus do të luajë ndeshjen e kësaj jave kundër Sassuolo-s në Torino. Bardhezinjve nuk u falet tashmë asnjë hap fals, sidomos pas fitores me Milanin.

Vetëm një javë më pas, në Milano, Interi dhe Juventus do të përballen për të vendosur shumë pika mbi I. E para nëse ky Inter do të luftojë apo jo për titull dhe e dyta nëse Juventus është sërish ajo skuadra që për 9 vite fshin këdo që i del para në Itali.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?