Super shije! Supë me qiqra, supa e shëndetit të mirë nga Ardeta Koçi

12 Janar, 11:14| Përditesimi: 12 Janar, 11:16

  • Share

Supë me qiqra

Përbërësit:

  • 250 gr qiqra
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 litër lëng mishi /perimesh
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 4 lugë supe vaj ulliri
  • 1 lugë supe salcë domate
  • 2 lugë supe uthull
  • 2 thelpinj hudhra
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper, arrë moskat

Përgatitja:

Qiqrat i vendosim në ujë 10-12 orë para se të gatuhen që të zbuten. I shpëlajmë  dhe i vëmë në zjarr për të marrë një valë. I derdhim ujin dhe largojmë cipat e shkëputura nga qiqrat. I vëmë për t'i zier në një tenxhere me presion, për afro 35-40 minuta. Më pas kullojmë lëngun dhe i hedhim në mikser për të përgatitur kremin e qiqrave. Në mikser shtojmë vajin e ullirit, uthull, pak ujë të ngrohtë dhe i bëjmë kremoze. Në tenxheren që do të përgatisim supën, grijmë shumë imët qepën dhe e skuqim në gjalpë derisa të tretet. Hedhim hudhrat e shtypura, karrotën e grirë dhe salcën e domates dhe i skuqim derisa të shkëlqejnë. Shtojmë lëngun e mishit ose të perimeve, piperin e zi, arrën moskat, kripën, kremin e qiqrave, i përziejmë mirë dhe i lëmë të marrin valë. Në fund i grijmë edhe majdanozin dhe e shërbejmë duke e spërkatur me pak vaj ulliri.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?