Super shije! Salcë me perime të pjekura nga zonja Albana

7 Shkurt, 11:42| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:43

  • Share

Salcë me perime të pjekura

Përbërësit:

  • 2 domate të mëdha
  • 1 qepë e kuqe
  • ½ qepë e bardhë
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungulleshkë
  • 2 speca jeshilë
  • 1 spec djegës jeshil
  • 1 kokërr hudhër
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 limon jeshil
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Vendosim fetat e domates, kungulleshkës, patëllxhanit, qepës, specave, hudhrën e larë me gjithë lëkurë dhe limonin jeshil në një tas të madh. I spërkatim me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe më pas i vendosim në skarë ose në furrë (të parangrohur) duke përdorur një letër alumini. I lëmë perimet për 10-15 minuta duke ndërruar anë për të garantuar një pjekje të plotë. Më pas i lëmë në një tabaka që të ftohen. Pasi të jenë ftohur, heqim cipat e hudhrës, domateve, specave dhe qepëve. Limonin e pjekur e shtrydhim lehtë dhe lëngun e hedhim direkt në mikser. Shtojmë në mikser perimet dhe lëngjet, shtojmë majdanozin dhe miksojmë përbërësit derisa salca të arrijë trashësinë e preferuar. Rregullojmë shijen me piper të zi dhe kripë dhe i miksojmë edhe një herë të fundit. Nëse dëshirojmë salcën mund ta përgatisim edhe pa mikser, mjafton që të shtypim të gjithë përbërësit mirë derisa masa të bëhet homogjene. E vendosim salcën në një kavanoz qelqi dhe e servirim të ftohtë si garniturë për gatime të ndryshme.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?