Super shije / Qofte në pure patëllxhani me beshamel nga zonja Albana

24 Korrik 2023, 12:59| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 13:03

  • Share

Qofte në pure patëllxhani me beshamel

Përbërësit:

  • 3 patëllxhanë
  • 2 gota qumësht
  • 2 lgj miell
  • 2 lgj gjalpë
  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 spec i kuq
  • Spec i kuq i ëmbël
  • Kripë, piper i zi
  • Djathë kaçkavall i butë
  • Majdanoz

Përgatitja:

Patëllxhanët pasi i kemi larë, i bëjmë disa shpime të lehta me thikë në sipërfaqe dhe i pjekim në furrë. Më pas u heqim lëkurën dhe i shtypim si pure.

Në një tenxhere kaurdisim në gjalpë miellin, më pas e shuajmë me qumësht. Sapo beshameli të jetë gati shtojmë purenë e patëllxhanit dhe djathë të grirë kaçkavall.

Mishin e grirë e bashkojmë me qepën, hudhrën, specin e kuq dhe erëzat. Krijojmë qofte të cilat i skuqim ose i pjekim në furrë. Qoftet i vendosim sipër puresë së patëllxhanit duke i spërkatur me majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?