Super e shpejtë dhe me pak kosto / Tavë me bukë ricikluese nga zonja Albana

20 Korrik 2023, 11:59| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 12:02

  • Share

Tavë me bukë ricikluese

Përbërësit:

  • 1 bukë tosti / masive
  • 300 gr gjalpë
  • 150 gr proshutë
  • 60 gr djathë
  • 1 domate
  • 4 vezë
  • 250 ml qumësht
  • 50 gr djathë i butë pice
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Në një tavë vendosim fetat e bukës, sipër çdo fete shtojmë gjalpë, proshutë dhe djathë. Domaten e presim në kubikë të vegjël dhe e marinojmë me kripë dhe rigon dhe e vendosim mbi shtresën me djathë. Vendosim sërish një shtresë me feta buke. Rrahim vezët me qumësht, kripë dhe piper të zi. E shtojmë masën në tavë që të lagen të gjitha fetat e bukës. Vendosim pak copëza gjalpi dhe e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?