‘Super e marta’/ Republikanët votojnë për kandidatin për president, Trump në garë me Haley

5 Mars, 13:15| Përditesimi: 5 Mars, 17:03

  • Share

Në 15 shtete federale të SHBA republikanët votojnë sot për kandidatin e tyre që do sfidojë presidentin aktual Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit. Ish-presidenti, Donald Trump që synon të kthehet në Shtëpinë e Bardhë ka fituar garën në 9 shtete të tjera, nga 10 që janë zhvilluar tashmë. Kandidatët e tjerë republikanë janë tërhequr nga gara, vetëm Nikki Haley vazhdon të luftojë rivalin e saj, Trump, dhe fitoi garën e vetme në Uashington DC. Nëse Haley nuk fiton në zgjedhjet e super të martës pritet që ajo të mbyllë garën për t’u nominuar si kandidate presidenciale e republikanëve për Shtëpinë e Bardhë. Dhe sondazhet e deritanishme e favorizojnë atë. Tek demokratët, Joe Biden vazhdon të fitojë zgjedhjet paraprake, sepse nuk ka kandidatë që e rrezikojnë.

Siç duken të gjitha zhvillimet në nëntor, do të kemi përsëritjen e duelit të vitit 2020, Trump-Biden, por sipas sondazheve kjo nuk shihet pozitivisht nga votuesit amerikanë, shumica e të cilëve i shohin si shumë moshuar, si Biden ashtu edhe Trump. Sidomos Biden, që tani presidenti më i moshuar i SHBA ka rënë në sy për shkak të harresave e disa ngatërrimeve gjuhësore.

Në votimet e Uashington DC Haley mori 62.9 për qind të votave, ndërsa ish-presidenti amerikan Trump mori vetëm 33.2 për qind. Kjo fitore i jep asaj vetëm 19 nga 1215 votat elektorale të nevojshme për nominimin. Trump fitoi tetë zgjedhjet e para me diferencë të madhe. Sipas sondazheve, ish-presidenti do të vazhdojë të fitojë pothuajse të gjitha zgjedhjet paraprake.

Pyetet që shtrojnë analistët janë nëse në rast humbjeje Niki Haley do ta mbështesë Trump, siç kanë bërë rivalët e saj presidencialë dhe nëse do shihte mundësinë e një kndidaimi të pavarur për presidente, dhe nëse po mendon për një kandidim presidencial në 2028.

Nga ana tjetër pengesa më e rëndësishme për presidentin Biden deri më tani nuk ka qenë një kundërshtar, por  bindja se politika e tij e luftës në Gaza po mbyll një sy ndaj asaj që kritikët e konsiderojnë si gjenocid palestinez që Izraeli e mohon me forcë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?