Supë verore me oriz dhe domate nga zonja Albana

7 Qershor, 11:53| Përditesimi: 7 Qershor, 11:55

  • Share

Supë verore me oriz dhe domate

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 domate
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 3 lgj oriz
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj niseshte
  • Buljon mishi / perimesh
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë duke i shtuar pak kripë për ta zbutur. Shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë të ziejnë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë buljon mishi ose buljon perimesh (nëse nuk kemi buljon 1 litër ujë me koncentrat). Pasi vlon buljoni shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?