Supë verore me kunguj, karrota dhe patate nga zonja Albana

14 Qershor 2023, 12:06| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 12:08

  • Share

Supë verore me perime

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 2 kunguj
  • 2 karrota
  • 1 patate
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 litër buljon pule
  • 1 limon
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Më pas shtojmë karrotat dhe pataten e grirë në rende dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa të thahen lëngjet. Shtojmë kungujt, bulionin dhe hudhrën e shtypur dhe e lëmë supën të ziejë. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, lëng limoni dhe majdanoz të grirë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak pana para se ta servirim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?