Supë pule me kos dhe oriz nga zonja Albana

2 Prill, 12:17| Përditesimi: 2 Prill, 12:18

  • Share

Supë pule me kos dhe oriz

Përbërësit:

  • 300 gr mish pule
  • 200 gr karrota
  • 1 fk oriz
  • 250 ml kos
  • 2 të verdha veze
  • Buljon mishi
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë mishin e pulës në ujë me kripë. Në minutat e fundit të zierjes së mishit shtojmë tek buljoni orizin e shpëlarë. Vazhdojmë zierjen duke shtuar dhe karrotat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë vezët e rrahura me pak kripë, trazuar dhe me kosin. E lëmë supën të trashet pak dhe e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?