Supë peshku me perime nga zonja Albana

7 Shkurt, 11:47| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:49

  • Share

Supë peshku me perime

Përbërësit:

  • 4-5 peshq sipas dëshirës
  • 2 degë selino
  • 2-3 patate
  • 2 karrota
  • 1-2 kunguj
  • 1 qepë
  • 1 presh
  • 1 domate
  • 2-3 lgj oriz
  • 1 koncentrat pule
  • 2 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi i kemi prerë perimet në kubikë i vendosim të ziejnë jo plotësisht, përveç degëve të selinosë. Sapo perimet të zbuten shtojmë koncentratin e pulës, peshkun e pastruar dhe degët e selinosë. Pasi supa të jetë zjerë plotësisht rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe kalojmë perimet në frulator duke hequr karrotat, qepën dhe domaten. Karrotat së bashku me domaten i kalojmë më vete në frulator. E servirim supën të ngrohtë duke shtuar kremin e karrotave, lëng limoni dhe pak vaj ulliri.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?