Supë mishi me patate dhe makarona nga zonja Albana

26 Qershor 2023, 11:16| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 11:18

  • Share

Supë mishi me patate dhe makarona

Përbërësit:

  • 100 gr mish
  • 1 qepë
  • 2 domate
  • 2 patate të mëdha
  • 150 gr makarona
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq
  • Majdanoz

Përgatitja:

Kaurdisim mishin me qepën në yndyrë duke shtuar dhe pak kripë. Shtojmë patatet të prera në kubikë të vegjël dhe më pas domatet të grira në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, më pas shtojmë masën me ujë që të ziejnë. Në 10 minutat e fundit shtojmë makaronat dhe rregullojmë shijen me erëza dhe bimë aromatike. E lëmë supën derisa të trashet lëngu dhe e servirim të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?