Supë me vezë të vluara nga zonja Albana

28 Tetor 2022, 10:30| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 10:31

  • Share

Supë me vezë të vluara

Përbërësit:

  • 4 kokrra vezë
  • 1 litër buljon
  • 1 fk makarona fidhe
  • 1 qepë
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • Pak uthull
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri një qepë të grirë shumë imët në blender. E spërkasim më pak kripë dhe e lemë të zbutet plotësisht. Më pas shtojmë buljonin e ngrohtë dhe sapo të marrë valë shtojmë makaronat fidhe. I lemë fidhet të ziejnë për 8 minuta, më pas shtojmë pak uthull molle dhe vezët, të cilat i shtojmë me lugë një e nga një që mos të prishet forma. E lemë supën dhe 5 minuta të tjera në zjarr dhe më pas e servirim të ngrohtë, spërkatur sipas dëshirës me pak bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?