Supë me thjerrëza dhe proshutë nga zonja Albana

26 Dhjetor 2023, 12:04| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 12:05

  • Share

Supë me thjerrëza dhe proshutë   

Përbërësit:

  • 300 gr thjerrëza
  • 200 gr proshutë
  • 50 ml verë të bardhë
  • 1 thelpi hudhër
  • 150 gr karota
  • 100 gr qepë
  • 100 gr selino
  • 15 gr salcë domate
  • 1 litër lëng perimesh
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Thjerrëzat i shpëlajmë dhe i lëmë në ujë të ftohtë për 2 orë. Në një tigan skuqim hudhrën, qepën, selinon dhe karotat e grira. Shtojmë proshutën e skuqim për dy minuta dhe e shuajmë me verë të bardhë. Sapo alkooli të avullojë shtojmë thjerrëzat dhe i kaurdisim për një minutë. Shtojmë buljon të nxehtë perimesh si dhe salcën e domates, vendosim kapakun dhe e lëmë supën të ziejë. Në fund shtojmë kripën dhe e shërbejmë të ngrohtë me një spërkatje të lehtë me piper dhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?