Supë me spinaq, oriz dhe limon nga zonja Albana

2 Qershor 2022, 11:44| Përditesimi: 2 Qershor 2022, 11:45

  • Share

Supë me spinaq, oriz dhe limon

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj gjalpë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 100 gr oriz
  • ½ tufë majdanoz
  • 300 gr spinaq
  • 1 vezë
  • 4 lugë kos
  • 2 lgj miell
  • ujë ose buljon
  • kripë, piper

Përgatija:

Në një tenxhere shtojmë gjalpë dhe vaj ulliri, shtojmë qepën e kaurdisim dhe më pas hudhrat e prera mesatarisht. Shtojmë bulion dhe masën e orizit, teksa orizi zien në një tas përziejmë kosin, vezët, miellin, i përziejmë të gjitha bashkë këto. Në momentin që është zierë orizi, shtojmë spinaqin dhe e lëmë 5 minuta të marr valë. më pas nga bulioni i tenxheres shtojmë tek tasi që kemi rrahur kosin dhe vezët dhe këto masa të dyja i bashkojmë. I spërkasim me bimë aromatike dhe rregullojmë shijen.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?