Supë me qiqra nga zonja Vjollca

1 Shkurt 2021, 11:42| Përditesimi: 1 Shkurt 2021, 11:43

  • Share

Supë me qiqra

Përbërësit:

300 gr qiqra ( të thata)

1 karrotë

1 kërcell selino

1/2  qepë

1 presh

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 degë rozmarinë

2 gjethe dafinë

kripë dhe piper të zi

1.5 lëng perimesh

1/ 2 filxhan çaji pure domate

Përgatitja:

Fillimisht qiqrat e thata i shpëlajmë dhe i vendosim në një tas i mbulojmë me ujë dhe i lëmë gjithë natën të paktën 12 orë që të hidratoehen, Më pas i kullojmë dhe i vendosim për të dhënë një valë rreth 20 minuta në temperturë mesatare i derdhim lëngun dhe i kemi gati për ti gatuar. Në një tenxhere ngrohim 3 lugë gjelle vaj ulliri shtojmë në të një kërcel selinoje të pastruar nga fijet dhe të prerë në kubikë të vegjël kaurdisim selinonë për 2-3 minuta e më pas shtojmë karrotën dhe qepën të prerë në kubikë të vegjël i lëmë të gatuar deri sa qepa të zbutet. Shtojmë pak nga pak lëngun e perimeve, qiqrat dhe më pas komplet lëngun e perimeve 1.5 litër, 1 degë rozmarinë dhe 2 gjethe dafinë në fund shtojmë dhe 1/2  filxhan çaji pure domate. Vendosim kapakun dhe i lëmë qiqrat të ziejnë ngadalë në temperaturë nën mesatare për 1 ½ orë duke i kontrolluar herë pas here. Rrëgullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e shërbejmë me bukë të thekur.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?