Supë me presh dhe patate nga zonja Albana

9 Maj, 12:07| Përditesimi: 9 Maj, 12:09

  • Share

Supë me presh dhe patate

Përbërësit:

  • 450 gr presh (pjesa e bardhë)
  • 450 gr patate
  • 50 gr gjalpë
  • 1.2 litra ujë
  • 600 ml qumësht
  • 300 ml pana
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim preshin në feta dhe patatet në kubikë. Shkrijmë gjalpin në një enë dhe kaurdisim preshin për 10 minuta në zjarr të ulët duke e përzier. Më pas shtojmë patatet, i gatuajmë për 2 minuta duke vazhduar përzierjen. Hedhim ujin, pak kripë, ulni temperaturën e sobës dhe e lëmë supën të ziejë për 15-20 minuta derisa patatet të zbuten. Më pas e largojmë nga zjarri, e lëmë të ftohet dhe e kalojmë në mikser. E shtypim me një lugë druri me një kullesë dhe shtojmë qumështin. Hedhim kripë, piper sipas dëshirës dhe gjysmën e panës. E vendosim supën të ngrohet duke shtuar panën e mbetur dhe e servirim të ngrohtë ose të ftohtë sipas shijes.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?