Supë me perime të stinës nga zonja Albana

26 Korrik 2023, 12:50| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 12:52

  • Share

Supë me perime të stinës

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 karrota
  • 2 patate
  • 2 kunguj
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 1 brokoli
  • 1 lgj miell
  • Buljon të ngrohtë
  • Kripë, piper i zi
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Kaurdisim me gjalpë fillimisht qepën e grirë imët, shtojmë perimet e prera në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë pak miell dhe buljon të ngrohtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lëmë supën të ziejë për rreth 10 minuta. Në fund shtojmë bimë aromatike sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?