Supë me perime të gjelbra nga zonja Albana

13 Janar 2023, 12:05| Përditesimi: 13 Janar 2023, 12:06

  • Share

Supë me perime të gjelbra dhe sallam turist

Përbërësit:

  • 1 presh
  • 1 kungull
  • 200 gr spinaq
  • 1 patate
  • 100 ml qumësht
  • 1 litër lëng mishi
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Sallam turist
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ngrohim pak vaj dhe gjalpë dhe kaurdisim fillimisht preshin, qepën dhe më pas pataten të grirë në rende. Shtojmë pak kripë, piper dhe më pas shtojmë ujë dhe i lemë perimet të zbuten. Nga fundi do të shtojmë kungullin dhe më pas spinaqin. Trashësinë e supës e rregullojmë me pak qumësht dhe më pas e kalojmë në blender duke rregulluar dhe shijen me erëza apo bimë aromatike të ndryshme.

Sallamin turist e presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim në një tigan pa yndyrë derisa të bëhet pak krokant. Supën me perime e servirim të ngrohtë duke shtuar në qendër një lugë me kubikët e sallamit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?