Supë me perime, mish të grirë dhe kos nga zonja Albana

7 Korrik 2022, 12:42| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 12:43

  • Share

Supë me perime, mish të grirë dhe kos

Përbërësit:

  • 1 kungull
  • 1 karrotë
  • 1 qepë
  • 1 vezë
  • 250 gr mish të grirë
  • 1 dorë spinaq
  • 2 lgj miell
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën, bashkë me karrotat dhe mishin e grirë në një tigan. Ndërkohë shtojmë erzat sikurse edhe miellin. Më pas shtojmë ujë avash avash dhe e përziejmë që  mos të kokrrizohet mielli, shtojmë kungullin e grirë në blender dhe teksa zien përziejmë kosin dhe vezën, të cilat I rrahim mirë dhe I shtrojmë tek supa. Më pas e lëmë vetëm pak minuta dhe e heqim nga zjarri.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?