Supë me mish viçi me pak përbërës dhe shumë shije nga zonja Albana

9 Qershor 2022, 12:16| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 12:17

  • Share

Supë me mish viçi

Përbërësit:

  • 1 kg mish viçi
  • 1 qepë të thatë
  • 6 qepë të njoma
  • 100 ml verë e bardhë
  • ½ tufë kopër
  • 1 vezë
  • 1 limon
  • 1 dorë spinaq
  • 1 dorë sallatë jeshile
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj ulliri
  • kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan kaurdisim qepën me pak vaj ulliri dhe hedhim më pas mishin dhe i kaurdisim sëbashku. Pas disa minutash shtojmë verën dhe qepën e njomë dhe e lëmë të ziejë. Më pas shtojmë 1 dorë spinaq ndërsa në një tas rrahim vezët dhe shtrydhim limonin. Ndërkohë e heqim supën nga zjarri i nxehtë dhe hedhim sallatën jeshile. Më pas e presim me vezë dhe limon dhe i shtojmë dhe erza sipas dëshirës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?