Supë me mish pule, domate dhe oriz nga zonja Albana

6 Tetor 2023, 12:17| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 12:18

  • Share

Supë me mish pule, domate dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 gjoks pule
  • 1 qepë
  • 2 domate
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 3 lgj oriz
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 lgj niseshte
  • Buljon mishi / perimesh
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim gjoksin e pulës të ziejë dhe më pas e ndajmë në fije. Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë me pak kripë. Shtojmë mishin e pulës, domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë më pas buljon mishi ose buljon perimesh dhe sapo të vlojë shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?