Supë me mish pule dhe makarona fidhe nga zonja Albana

19 Janar 2023, 11:27| Përditesimi: 19 Janar 2023, 15:02

  • Share

Supë me mish pule dhe makarona fidhe

Përbërësit:

  • 1 pulë e vogël
  • 200 gr makarona fidhe
  • 1 karrotë
  • 1 litër lëng mishi
  • 1 limon
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 copë djathë bebe
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim pulën të ziejë, më pas e ndajmë nga kockat dhe mishin e pulës e bëjmë në fije. Në lëngun e mishit të cilin e kullojmë vendosim makaronat fidhe, karrotën të grirë në rende, kripën dhe piperin dhe e leme të ziejë për 10 minuta, Në fund shtojmë tek supa mishin e pulës, djathin bebe, lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë imët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?