Supë me miell misri dhe perime nga zonja Albana

4 Qershor, 11:43| Përditesimi: 4 Qershor, 11:44

  • Share

Supë me miell misri dhe perime

Përbërësit:

  • 200 gr miell misri i bardhë
  • 50 gr presh
  • 30 gr karota
  • 40 gr rrepë e bardhë
  • 50 gr lulelakër
  • 50 gr brokoli
  • 800 ml brodo perimesh
  • 1 degë borzilok
  • 50 gr finok
  • 50 gr kungull
  • 40 gr lakër
  • 2 gr spec djegës i freskët
  • 60 gr salcë domatesh
  • 20 gr vaj ulliri
  • ½ lugë kafeje kripë
  • 1 gjethe dafine

Përgatitja:

Presim të gjitha perimet në kubikë të vegjël. Në një tenxhere ose tigan, ngrohim vajin dhe vendosim gjethen e dafinës, preshin, karotën, rrepën e bardhë dhe kripën. I kaurdisim në zjarr të mesëm për 3 minuta duke i përzier me një lugë druri. Më pas shtojmë kungullin, lulelakrën dhe finokun dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3 minuta. Shtojmë më pas salcën e domates, specin djegës të grirë dhe vijojmë gatimin për 3-4 minuta në zjarr të moderuar. Shtojmë brodon e perimeve dhe e  lëmë supën të ziejë për 20 minuta në zjarr të mesëm. Pas 10 minutash shtojmë miellin e misrit, brokolin dhe lakrën të prerë në copëza. E përziejmë mirë dhe vijojmë me zierjen e supës. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe borzilok.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?