Supë me makarona dhe qiqra nga zonja Vjollca

28 Shtator 2020, 11:05| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 11:06

  • Share

Supë me makarona dhe qiqra

Përbërësit:

200 gr makarona ( të shkurtra)

100 gr pançetë

1 qepë

3 thelpinj hudhra

1 karrotë

1 kërcell selinoje

3 domate

rozmarinë ( 1 degë)

1 gjethe dafinë

800 ml lëng pule

200 gr qiqra

kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim pançetën deri sat ë skuqet shtojmë në të qepën të grirë hollë dhe I përziejë sebashku për 2-3 minuta shtojmë karrotat në kubikë, hudhrat të prera iët dhe selinon të pastruar nga fijet dhe të prerë në copa, I përziejmë deri sa perimet të zverdhen. Shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe të prerë në kubikë e trazojmë dhe vendosim kapakun për 5 minuta shtojmë erzat, rozmarinë, dafinë, lëngun e pulës e lëmë të ziejë për 20 minuta dhe më pas. Njëkohësisht vendosim një tenxhere dhe ziejmë makaronat duke I lënë 3 minuta më pak, I shtojmë në supë sëbashku me qiqrat, 3 minutat e fundit dhe rregullojmë shijen me kripë.

 

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?