Supë me lulelakër nga zonja Albana

19 Tetor 2022, 10:40| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 10:41

  • Share

Supë krem lulelakër

Përbërësit:

  • 500 gr lulelakër
  • 2-3 patate
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 kokërr qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë qepën e grirë imët së bashku me hudhrën. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta, shtojmë ujë në masë të përbërësve, kripë dhe piper të zi. I lëmë patatet të ziejnë për rreth 10 minuta dhe më pas shtojmë lulelakrën. E lëmë supën të ziejë për 8 minuta, rregullojmë shijen sipas preferencës me erëza dhe e kalojmë supën në blender duke e kthyer në kremoze.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?