Supë me lëpjetë dhe me kos, shumë shije dhe plot vlera nga zonja Albana

5 Shkurt, 12:15| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:17

  • Share

Supë me lëpjetë dhe me kos

Përbërësit:

  • 500 gr mish
  • 300 gr lëpjetë
  • 4-5 lugë vaj
  • 1 lugë gjalpë
  • 1 qepë e vogël
  • 250 ml kos
  • Kripë, piper
  • Majdanoz, mendër

Përgatitja:

Ndajmë mishin në racione, e marinojmë me pak kripë dhe e skuqim me 4-5 lugë vaj. Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë tek mishi. E trazojmë me lugë druri dhe e skuqim në zjarr të ngadaltë, në mënyrë që të bëhet transparente e të tretet. Më pas hedhim një lugë ujë që të mos e lëmë të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë piperin e zi, 500-600 ml ujë dhe e lëmë në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht. Ndërkohë, pasi kemi larë mirë lëpjetat dhe i kemi kulluar, i presim në copa të mëdha dhe në valën e fundit të gjellës i hedhim te mishi, i lëmë 7-8 minuta. Shtojmë kosin, të cilin e kemi rrahur pak me pirun, majdanozin e grirë, mendrën, gjalpin e tretur dhe e heqim nga zjarri. E provojmë për shijen e kripës dhe e shërbejmë supën e ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?