Supë me lëng pule dhe oriz, receta origjinale e traditës nga zonja Albana

19 Korrik 2023, 12:49| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 12:51

  • Share

Supë me lëng pule dhe oriz

Përbërësit:

  • 2 kofsha pule / gjoks pule
  • 100 gr oriz
  • 2 të verdha veze
  • 1 limon lëngu
  • 1 lgj miell gruri
  • 1 lgj gjalpë
  • Kripë, piper
  • Majdanoz

Përgatitja:

Ziejmë mishin në ujë me pak kripë. Shtojmë orizin të ziejë. Pasi mishi ka zierë e bëjmë në copa të vogla dhe e shtojmë sërish në tenxhere. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një tas hollojmë miellin me ujë dhe e rrahim me dy të verdhat e vezëve. E shtojmë tek supa së bashku me lëngun e limonit dhe e spërkasim me majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?