Supë me lëng kockash dhe perime nga zonja Albana

4 Janar, 10:55| Përditesimi: 4 Janar, 10:56

  • Share

Supë me lëng kockash dhe perime

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 patate
  • 1 karrotë
  • 1 degë selino
  • 80 gr oriz
  • 1 litër lëng kockash
  • Lëng limoni
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim me pak vaj ulliri qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të marrë ngjyrë të artë shtojmë perimet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Ndërkohë lëngun që kemi përftuar nga zierja e kockave, e kullojmë dhe e shtojmë tek perimet. Hedhim orizin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe e lemë supën të marrë valë. Në fund shtojmë lëng limoni dhe majdanoz të grirë imët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?