Supë me lakër turshi nga zonja Albana

8 Nëntor 2022, 10:03| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 10:04

  • Share

Supë me lakër turshi

Përbërësit:

  • 300 gr lakër turshi
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 1 domate ose 2 lgj salcë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 gjethe dafine
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim karrotat dhe patatet në copëza mesatare dhe i vendosim të kaurdisen me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Më pas shtojmë lakrën turshi, të cilën e kemi shpëlarë më parë për të larguar kripën e tepërt. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar salcën e domates, gjethen e dafinës dhe buljonin. E lemë supën të ziejë, rregullojmë në fund shijen me kripë dhe piper. E kalojmë më pas supën në blender duke e kthyer në një supë kremoze. E servirim spërkatur me majdanoz të grirë imët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?