Supë me kunguj nga zonja Albana

15 Nëntor 2022, 10:52| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 11:00

  • Share

Supë me kunguj
Përbërësit:

  • 2 kunguj
  • 2 karrota
  • 1 patate
  • 1 qepë
  • Gjalpë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët me vaj ulliri dhe gjalpë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë karrotat dhe pataten të prerë në kubikë të vegjël. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta dhe më pas shtojmë buljonin me pak koncentrat perimesh. Rregullojmë shijen me kripë dhe pipër dhe e lemë supën të ziejë. Në minutat e fundit shtojmë dhe kungujt të prerë në feta. E lëmë supën të vlojë dhe më pas e kalojmë në blender duke e kthyer në supë kremoze.
 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?