Supë me kos dhe vezë nga zonja Albana

16 Nëntor 2022, 12:48| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 12:49

  • Share

Supë me kos, vezë dhe nenexhik

Përbërësit:

  • 2 lgj oriz
  • 1 litër ujë
  • 1 lç koncentrat
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell
  • 2 vezë (të verdhat)
  • 300 gr kos
  • Kripë, piper
  • Nenexhik

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim ujin të vlojë me pak koncentrat perimesh. Sapo uji të marrë valë shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë. Ndërkohë kaurdisim me gjalpë miellin, e shuajmë më pak nga uji ku kemi vendosur orizin të ziejë. E shtojmë masën e miellit tek tenxherja me ujë ku ka zier orizi. Rrahim të verdhat e vezëve me kosin dhe e shtojmë tek supa. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper dhe nenexhik të thatë. Pasi supa të jetë gati e servirim me pak gjalpë të aromatizuar me nenexhik.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?