Supë me kërpudha, majdanoz dhe limon nga zonja Albana

25 Prill 2022, 12:49| Përditesimi: 25 Prill 2022, 12:51

  • Share

Supë me kërpudha, majdanoz dhe limon

Përbërësit:

300 gr kërpudha

300 gr patate

1 karrotë

1 qepë

1 lgj gjalpë

1-2 lgj vaj ulliri

100 ml pana

1 kokërr limon

1 tufë majdanoz

Bishta qepësh të njoma

Arrë moskat

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Vendosim në një tigan një lugë gjalpë dhe kaurdisim një qepë të grirë imët. Pasi qepa të bëhet transparente shtojmë patatet të prera në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar dhe pak buljon me koncentrat për të ndihmuar zbutjen e patateve. Ndërkohë paralelisht në një tigan tjetër kaurdisim kërpudhat në vaj të nxehtë. Shtojmë më pas kërpudhat tek supa, shtojmë buljon me lëng mishi ose koncentrat dhe vendosim dhe karrotat të grira imët. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe turmerik dhe e lemë supën të ziejë. Në 5 minutëshin e fundit shtojmë panën, piperin e kuq dhe majdanozin e grirë imët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?