Supë me karrota nga zonja Albana

1 Nëntor 2022, 11:01| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 11:02

  • Share

Supë me karrota

Përbërësit:

  • 6 karrota
  • 1 patate
  • 1 qepë e vogël
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 limon (lëngu)
  • Vaj ulliri dhe gjalpë
  • Xhinxhër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Qepën e grirë në blender e kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Më pas shtojmë pataten dhe karrotat të grira në rende. Vazhdojmë kaurdisjen per 2-3 minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe shtojmë buljon mishi ose perimesh. Në fund shtojmë erëza dhe bimë aromatike sipas dëshirës. Pasi supa ka zier plotësisht e kalojmë në blender duke e kthyer në një supë kremoze. Sipas dëshirës mund t’a servirim me pak kos dhe fara kia.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?