Supë me karrota, fidhe dhe kos nga zonja Albana

10 Qershor, 11:08| Përditesimi: 10 Qershor, 11:10

  • Share

Supë me karrota, fidhe dhe kos

Përbërësit:

  • 3 karrota
  • 80 ml qumësht
  • 3 lgj kos
  • 40 gr gjalpë
  • 2 lgj miell
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 vezë
  • 2 litra ujë
  • 1 filxhan makarona për supë
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim kosin në një enë ku shtojmë vezën, hudhrat dhe miellin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë qumështin. Vendosim në zjarr tenxheren ku kaurdisim me pak gjalpë dhe vaj ulliri karrotat. Më pas shtojmë pak miell dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2 minuta. Shtojmë ujë, rreth 2 litra, kripë, piper (koncentrat sipas dëshirës) dhe makarona të vogla për supë. E lemë supën të ziejë dhe në 5 minutëshin e fundit marrim pak lëng nga supa dhe e hedhim në tasin ku kemi rrahur vezën me qumësht dhe kos. Këtë masë e shtojmë tek supa së bashku me majdanozin e freskët. Fikim sobën, e lemë pak supën të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?