Supë me hithra nga zonja Albana

12 Tetor 2022, 11:27| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 11:28

  • Share

Supë me hithra

Përbërësit:

  • 500 gr hithra
  • 500 ml qumësht
  • 2 qepë të njoma
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj miell
  • 1 vezë
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan të thellë kaurdisim qepët e njoma të grira imët. Sipas dëshirës mund të shtojmë pak miell ose një patate të prerë në kubikë të vegjël. Pasi qepët të jenë zbutur shtojmë qumësht dhe buljon perimesh si dhe hithrat të cilat i kemi zbutur më parë në ujë të nxehtë. E lemë supën të marrë valë dhe më pas e kalojmë në blender. Rregullojmë shijen me kripë, piper, arrë moskat dhe bimë aromatike sipas preferencës.

Ndajmë të verdhën e vezës nga e bardha. Të verdhën e rrahim me pak buljon dhe e shtojmë në supë. Të bardhën e vezës e rrahim në marengë, e trazojmë me pak ajkë kosi dhe shtojmë nga një lugë tek supa në momentin që e servirim.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?