Supë me brokoli nga zonja Albana

10 Maj, 11:33| Përditesimi: 10 Maj, 11:35

  • Share

Supë me brokoli

Përbërësit:

  • 800 gr brokoli
  • 1 kokërr qepë
  • 1 kokërr patate
  • 1 gotë qumësht
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 lgj vaj
  • 1 litër lëng kockash
  • Kripë, piper i zi
  • Cipë dhe lëng limoni
  • Djath kaçkavall të grirë
  • Bukë të thekur për servirje

Përgatitja:

Në tenxhere vendosim pak vaj dhe gjalpë dhe sapo të shkrijë vendosim qepën të prerë në pjesë të mëdha dhe e kaurdisim mirë. Më pas shtojmë pataten të grirë në pjesë të vogla dhe lulet e brokolit. I kaurdisim për pak minuta, i rregullojmë me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë lëngun e kockave dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 15-20 minuta. Në fund shtojmë qumështin dhe e lëmë supën të ziejë dhe për 5 minuta dhe më pas e kalojmë në blender për ta kthyer në masë kremoze. E servirim supën me brokoli duke shtuar lëng dhe cipë limoni, pak djathë kaçkavall, piper të freskët të grirë në moment si dhe sipas preferencave mund të vendosim dhe disa kubikë buke të thekur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?