Supë me bollgur dhe perime nga zonja Albana

16 Shkurt, 10:31| Përditesimi: 16 Shkurt, 10:32

  • Share

Supë me bollgur dhe perime

Përbërësit:

  • 1 fç bollgur
  • 1 lgj qepë e thatë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 lgj gjalpë
  • 1 karrotë
  • 1 patate
  • 1 lgj vaj ulliri
  • 1 litër lëng kockash
  • ½ tufë majdanoz
  • Piper i kuq pluhur
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim në një lugë vaj ulliri dhe një lugë gjalpë qepën dhe pataten të grirë në rende. Pas 4-5 minutave shtojmë lëngun e kockave, bollgurin, kripë dhe piper të zi. E lemë supën të ziejë për 10 minuta dhe më pas shtojmë karrotën e grirë në rende. Në një tigan aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq pluhur dhe servirim supën duke e spërkatur me bimë aromatike.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?