Supë me bizele nga zonja Albana

5 Janar 2023, 11:23| Përditesimi: 5 Janar 2023, 11:25

  • Share

Supë me bizele

Përbërësit:

  • 200 gr bizele
  • 1 patate
  • 1 qepë e njomë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 fç qumësht
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 200 gr djathë të bardhë
  • 100 gr pana
  • Koper, piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Kaurdisim me gjalpë dhe vaj ulliri qepën e njomë së bashku me hudhrën e grirë, shtojmë patatet dhe vazhdojmë kaurdisjen. Më pas shtojmë bizelet, pak ujë dhe qumësht sa të mbulohen perimet. Pasi supa të marë valë shtojmë panën, koper të grirë imët, kripë dhe pipër të zi. Aromatizojmë pak gjalpë me piper të kuq dhe e shtojmë në fund para se të servirim supën së bashku me djathin e bardhë në kubikë të vegjël.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?