Supë makarona dhe mish nga zonja Albana

3 Qershor 2022, 11:30| Përditesimi: 3 Qershor 2022, 11:31

  • Share

Supë makarona dhe mish

Përbërësit:

  • 2 copa mish viçi ose pule
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 të verdha veze
  • 200 ml qumësht
  • 100 gr bizele dhe karrota
  • 100 gr makarona për supë
  • Lëngu i 1 limoni
  • ½ tufë majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim qepën, shtojmë makarona supe i kaurdisim mirë të dyja bashkë, shtojmë bizelet, e mbulojmë me bulionin që kemi përfituar nga zierja e mioshit, ku mishin e kemi copëtuar në copëza të vogla. E lëmë të ziejë për 15 minuta, të verdhat e vezës i rrahim me qumështin dhe lëngun e limonit, këtë masë likuide e shtojmë tek supa duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe e spërkasim me majdanoz.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?