Supë kremoze me miell orizi nga zonja Albana

30 Nëntor 2022, 10:54| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 10:55

  • Share

Supë kremoze me miell orizi

Përbërësit:

  • 100 gr miell orizi
  • 1 litër lëng mishi
  • 50 gr gjalpë
  • 2 lgj oriz
  • 1 ls koncentrat
  • Limontoz
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht tresim gjalpin dhe më pas tek gjalpi i tretur shtojmë miellin e orizit të cilin e punojmë derisa të marrë ngjyrën e kremit. Shtojmë lëngun e mishit duke e punuar vash avash derisa të trashet. Në fund shtojmë koncentratin dhe orizin, e lemë të vlojë mirë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak limontoz dhe e servirim me gjalpë të tretur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?