Supë krem patate me spinaq nga zonja Albana

18 Janar, 11:31| Përditesimi: 18 Janar, 11:32

  • Share

Supë krem patate me spinaq

Përbërësit:

  • 3-4 patate mesatare
  • 1 tufëz spinaq
  • 1/2 tufëz pazi
  • Lëng mishi / Ujë
  • Kripë, piper
  • Gjalpë të freskët

Përgatitja:

Pasi i qërojmë dhe i lajmë patatet i presim në kubikë të mëdhenj dhe i ziejmë në ujë të vluar. Shtojmë spinaqin dhe pazinë pasi i kemi larë me ujë të bollshëm dhe vazhdojmë zierjen për 10 minuta. I kullojmë perimet dhe i bëjmë pure, rregullojmë trashësinë me lëng mishi ose me lëngun e tyre. Shtojmë pak kripë, i japim supës krem një valë të lehtë dhe e servirim me gjalpë të freskët ose ajkë qumështi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?