Supë krem panxhari nga zonja Albana

15 Shkurt, 11:50| Përditesimi: 15 Shkurt, 11:52

  • Share

Supë krem me panxhar

Përbërësit:

  • 500 gr panxhar i kuq
  • 2 qepë të njoma
  • 1 mollë jeshile
  • 1 patate
  • 500 ml lëng perimesh
  • 80 gr kos i bardhë
  • 50 gr djathë të bardhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë e piper

Përgatitja:

Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet. E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët të ndara në kubikë i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e perimeve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë, më pas i kalojmë në blender dhe i grijmë derisa të bëhet si pure. Rregullojmë shijen me kripë e piper. Kalojmë në blender djathin dhe kosin dhe e servirim sipër kremit të panxharit.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?